KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » Në Pogradec

Në Pogradec

Lini, ky gadishull i vogël i mrekullueshëm, shtrihet në pjesën perëndimore të Liqenit të Ohrit. Jeta këtu daton në fillimet e periudhës së Hekurit, dhe që atëherë mendohet se Lini ka qenë një ishull i lulëzuar. Banorët e hershëm thonë se fshati, shumë vjet të shkuara, shtrihej deri në mesin e liqenit, por më vonë u mblodh këtu ku gjendet sot. Ka gojëdhëna të tjera që thonë se dikur gadishulli i Linit ka qenë ishull i rrethuar nga uji. Në pjesën e sipërme të fshatit, zbulimet arkeologjike të vitit 1969 nxorrën në dritë një mozaik shumë të veçantë që i përket shekullit të IV-V, kohë ku sundonte Perandorit Romak me origjinë ilire Justiniani.
(Visited 83 times, 36 visits today)