KRYEFAQJA » LAJME » Reportazhe » FSHATI SHTËPËZ NË GJIROKASTËR, ATY KU PRANVERA VJEN MË HERËT

FSHATI SHTËPËZ NË GJIROKASTËR, ATY KU PRANVERA VJEN MË HERËT

Pranvera ka ardhur disi më shpejtë në fshatin Shtëpëz, në rrethin e Gjirokastrës. Falë vendosjes gjeografike në këtë zonë kanë nisur të celin lulet e para të stinës. Aktualisht Shtëpëzi numërorn rreth 200 banorë. Në fillim të viteve’90-të ata u shpërngulën nga fshati i vjetër për tu vendosur disa kilometra larg rrugës kombëtare Gjirokastër-Tepelenë. Banorët e moshuar kujtojnë ende me nostalgji shtëpitë e gurta në Shtëpëzin e vjetër.

Dëshira për punë e banorëve të zonës ka sjellë zhvillimin vitet e fundit të bujqësisë vecanërisht të vreshtarisë dhe frutikulturës. Kudo të ze syri sipërfaqe të mbjella me vreshta apo dardhë dhe ullinj. Banorët na thonë se i sigurojnë të ardhurat nëpërmjet bujqësisë, blektorisë dhe mbledhjes së bimëve mjekesore. Një pjesë e familjeve të fshatit që janë larguar në emigracion kanë investuar për mirëmbajtien e shtëpive.

Ndërsa kanë lënë pas dimrin e ashpër banorët e Shtëpëzit shprehen se shpresojnë që ky vit të jetë më i mirë. “Në qoftëse fshati do të ketë një ekonomi të mirë atëherë edhe familjet që do të rikthehen do të jenë më të shumta në numër duke i dhënë jetë dhe gjallëri”.

Sicred