KRYEFAQJA » LAJME » RENEA dhe FNSH aksion në jug për arrestimin e Balilit
renea dhe fnsh aksion ne jug per arrestimin e Balilit

RENEA dhe FNSH aksion në jug për arrestimin e Balilit

Forca të shumta të RENEA-s dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë janë vendosur mëngjesine kësaj të shtune në Sarandë dhe në Delivinë në një aksion për kapjen e t shumëkëkuarit Kelment Balili, i akuzuar për trafik ndërkombëtar droge. Rreth orës 4:30 minuta të mëngjesit RENEA dhe FNSH kanë kontrolluar 10 banesa në pronësi të familjes Balili si dhe 3 hotele të vendosur në Sarandë dhe Delvinë. Ky operacion kërkim është bërë pasi policia gjatë mbajtjes nën vëzhgim të familjarëve të biznesmenit, ka vënë re lëvizje të dyshimta të tyre. Dyshimi i policisë ka qënë se familjarët komunikonin me Balilin, dhe dyshimet e para u krijuan se strehoej pranë njërës prej banesave të tij. RENEA dhe FNSH kanë hyrë me shpejtësi në të gjitha banesat dhe bizneset në momentin kur anëtarët e familjes Balili ishin në gjumë. Aksioni është koordinuar nga fshati Stjarr në Delvinë ku jeton fisi i Kelment Balili deri në qytetin e Sarandës ku këta të fundit kanë disa biznese.
Nga kontrollet ende nuk është bërë i mundur arrestimi i 46-vjecarit ndërsa policia ka shoqëruar 11 anëtarë të familjes së Kelment Balilit, kryesisht nipa të tij dhe kushërinj. Për të shmangur ndonjë konflikt të mundshëm në Sarandë, të shoqëruarit janë transferuar në Policinë e Gjirokastrës.
Ata janë marrë në pyetje në lidhje me vendndodhjen e Kelment Balilit, por të gjithë janë shprehur se nuk kanë asnjë kontakt me të. Policia më pas ka liruar anëtarët e familjes Balili. Urdhëri për kontrollin e banesave të familjes Balili është lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Kanë qenë efektiv të RENEA-së dhe FNSH-së nga Tirana që janë çuar për të kryer kontrollet në Sarandë dhe Delvinë. Për të shmangur ndonjë nxjerrje informacioni, Policia e Shtetit nuk e ka informuar policinë lokale për këtë aksion.

Sicred