KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » “Rekuiemi Gjerman” çel “Tetorin gjerman” në Tiranë
"Rekuiemi Gjerman" çel "Tetorin gjerman" në Tiranë

“Rekuiemi Gjerman” çel “Tetorin gjerman” në Tiranë

Tetori gjerman çelet në Tiranë me një vepër madhështore muzikore siç është “Rekuiemi Gjerman” nga Brahms.  30 tetori do të jetë mbrëmja e premierës së kësaj vepre e cila i është besuar interpetimit solistik të sopranove shqiptare Eva Golemi dhe Erjona Gjyzeli. “jam shumë e lumtur që mu dha mundësia të luaj për herë të parë këtë vepër” tha sopranoja Golemi.
Sot pak para premierës drejtoresha e operas si dhe ambasadorja gjermane asistuan në provat e ketij produksioni të përbashkët.
Orkestra dhe Kori i Operas do të drejtohen nga dirigjenti gjerman Ekhart Wycik, Profesor në Shkollën e Lartë të Muzikës Weimar, ndërsa rolin e dytë solo e merr baritoni gjerman Henryk Böhm.
Rekuiemi Gjerman i Brahms-it, që prej shfaqjes së parë të plotë të tij në vitin 1868 në Katedralen e Bremen-it, hyn në mënyrë të padiskutueshme tek veprat kryesore të historisë së zhanrit oratorio. Vepra mbart një rëndësi tejet të madhe jo vetëm prej strukturës së dendur muzikore të pazakontë të saj, por dhe për shkak të tekstit, në të cilin Brahms-i përmbledh vargje kryesore nga Dhjata e Vjetër dhe Dhjata e Re, të përkthyera nga Martin Luther-i, në mënyrë të tillë që idetë qëndrore “trishtim” dhe “ngushëllim” të lidhen qartas me njëra-tjetrën.

Sicred