KRYEFAQJA » LAJME » Rektori i UT-së Koni përplaset me kryeministrin Rama

Rektori i UT-së Koni përplaset me kryeministrin Rama

Rektori i Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni, akuzon kryeministrin Edi Rama, se nuk e njeh ligjin për arsimin e lartë, si dhe mohon që Universiteti i Tiranës të ketë kërkuar rritjen e tarifave për studentët. Përplasja vetëm një ditë pasi Kryeministri Edi Rama, në takimin me rektorët dhe dekanët e universteteve publike, ku kërkoi prej tyre të mbajnë përgjegjësi për situatën në institucionet e arsimit të lartë. Në një letër publike drejtuar zotit Rama, rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni shkruan:

“Në mënyrë të vazhdueshme, kam paraqitur problematikat (që Ju vetëm tani po i pranoni se eksiztojnë) në të gjitha institucionet e Shtetit Shqiptar, përfshirë edhe Ju. Akuzat që ju bëni, tregojnë shumë qartë se Ju nuk e njihni ligjin e arsimit të lartë 80/2015. Të njëjtën gjë bëni edhe me çështjen e tarifës së provimeve të mbartuara të studentëve, për të cilën, Senati Akademik i UT, ka deklaruar se nuk ka bërë asnjë kërkesë për vendosjen e saj. Në çdo rast, Ju ushtroni presion, intimidoni, ironizoni dhe shantazhoni, jo vetëm në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por edhe nëpërmjet mediave që janë pranë qeverisë, duke mos i dhënë mundësinë askujt, në rastin konkret mua, të shprehem dhe të them të vërtetën se çfarë realisht po ndodh në Universitetin e Tiranës”-shkruan Koni.

Duke pranuar problemet që ka edhe në Univeristetin e Tiranës, rektori Koni, bën përgjegjës Bordin e Administrimit të Universitetit, duke sulmuar sërisht Kryeministrin. “Në fakt arsyeja që unë luftohem është pikërisht njohja shumë e mirë e ligjit të arsimit të lartë, dhe jo vetëm, është përgjegjshmëria e lartë dhe përkushtimi në punë që më karakterizon, dhe mosbërja palë në interesa të caktuara” shkruan rektori i UT-së.

Por, kryeministri Edi Rama, ka qenë i menjëhershëm në përgjigjen e tij. “Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë, unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor, ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju”- shkruan Kryeministri i vendit në rrjetet sociale.

Sicred
WP Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com