KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rekordi i Zhairsinjos ende i pathyer
Rekordi i Zhairsinjos ende i pathyer

Rekordi i Zhairsinjos ende i pathyer

Ekziston një rekord botëror që edhe kampionët e tanishëm ende nuk po arrijnë ta thyejnë. Bëhet fjalë për një rekord, 50 vjeçar, i cili nuk do të thyhet edhe në botërorin rusi 2018, sepse është me të vërtetë shumë i komplikuar. Rekordmbajtësi është braziliani Zhairzinjo, i cili arriti të shënojë gol në çdo ndeshje në botërorin e Meksikës më 1970, nga ndeshjet në grupe, deri në finale.
Në edicionin meksikan skuadra amerikanojugore, kishte në sulm, Gerson, Tostao, Rivelino, Pelé e Zhairzinjon. Ky i fundit shënoi dy gola me Çekosllovakinë, një me Anglinë e një me Rumaninë në fazën e grupeve, më pas një gol me Perunë në çerekfinale, një me Uruguajin në gjysmëfinale dhe një në finale, kundër Italisë. Ai ekip ka qenë i shkëlqyer, por në futbollin e sotëm po vuan shumë për të shënuar gjithë këto gola nga një lojtar i vetëm në të gjitha ndeshjet. Tani futbolli modern është bërë më total, gati – gati si ai holandez. Zhairzinjo nuk është shumë i kujtuar në histori, sepse në atë edicion botërori ishte Myler, i Gjermanisë Perëndimore, me 10 golat e tij, ai që fitoi topin e artë.
Edhe në këtë botëror asnjë lojtar nuk është në gjendje të arrijë rekordin e Zhairzinjos. Midis skuadrave të mbetura asnjë lojtar nuk ka mundur të shënojë në çdo ndeshje.

Sicred