KRYEFAQJA » LAJME » Rehabilitimi i rrugës Tiranë-Durrës krijon rradhë në trafik

Rehabilitimi i rrugës Tiranë-Durrës krijon rradhë në trafik

Autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet, duke filluar nga dita e sotme deri në fund të muajit Qershor pjesërisht, për shkak të rikonstruksionit. Ndërhyrje në këtë segment është quajtur emergjente nga drejtuesit e ARRSH-së por qytetarët ishin të irrituar pasi iu desh të prisnin në rradhë në rrugët dytësore.  Kjo ndërhyrje për riparimin e shtresave asfaltike të dëmtuara në rrugën nga Qafë Kashar –Vorë ka sjellë edhe irritimin e drejtuesve të automjeteve të cilët shprehen se janë të painformuar për këtë devijim të rrugës.  Sipas qytetarëve ndërhyrja është e domosdoshme për duhet të punohet natën dhe jo në sezon veror. Ndërkohë që Drejtori i ARRSH Afrim Qendro e ka quajtur këtë ndërhyrje si emergjente dhe që po realizohet si pjesë e kontratës së mirëmbajtjes me Bankën Botërore dhe fondet janë gjetur nga kjo kontratë. “Ështe një ndërhyrje që bëhet brenda kontratës së mirëmbajtjes që ne kemi me Bankën Botërore. Fondet janë gjetur nga kjo kontratë. Do të ndërhyet në 31 metra katror ku pjesën më të madhe e zë pjesa Kashar-Durrës.” Ministri i Infrastruktures Damian Gjiknuri, ka kërkuar mirëkuptimin e qytetarët sepse këto ndërhyrje krijojnë edhe probleme në trafik, por kantieret janë të domosdoshme, Ministri garantoi se për të përfunduar ndërhyrjet do të punohet 24 orë pa ndërprerje. Ai u shpreh kështu për mikrofonin e RTSH: “Brenda Qershorit e gjithë rruga do të jetë e përfunduar, pra bëhet fjalë vetëm për dy javë shqetësim.”

Sicred