KRYEFAQJA » LAJME » Regjistrimet në Universitete/Më shumë kuota se aplikantë

Regjistrimet në Universitete/Më shumë kuota se aplikantë

2 ditë para mbylljes së proçesit të pranimeve në universitet rezultojnë të regjistruar në institucionet tona të arsimit të lartë 21.700 student, ku 18.078 kandidat janë regjistruar në universitetet publike dhe 3622 të tjerë në privat. Drejtori i Rrjetit Akademik shqiptar Arjan Xhelaj në një intervistë për tvsh ka sqaruar se edhe pse ende kanë mbetur shumë kuota të lira 4400 aplikant janë ende në garë për të fiuar një nga programet e tyre të preferuar të studimit. “Oferta e universiteteve për vende studimi ka qënë më e lartë se numri i aplikantëve. Duke filluar nga raundi i parë kemi pasur 31800 kuota ose ofertë për maturantët për një numër rreth 26 mijë aplikantë, kjo do të thotë se vetë kuota ishte rreth 6000 vende studimi më shumë seç kishim aplikantë në sistem”. Universiteti i Tiranës i Mjeksisë dhe Politekniku janë drejt përfundimit të proçesit të regjistrimit pasi po ezaurojnë të gjitha kuotat e lira. Ndërsa universitet më pak të kërkuara kanë rezultuar “Eqerem Çabej” i Gjirokastrës dhe “Fan Noli” i Korçës ku kanë mbetur ende shumë kuota bosh. “Problematike është shfaqur në universitetet në rrethe të cilët kanë pasur një numër të limituar aplikantësh për programet e studimit. Ka pasur më pak aplikantë sesa kuotat që kanë ofruar universitetet”. Në universitetin ” Aleksandër Xhuvani” në Elbasan kanë mbetur edhe 1200 kuota të lira, në Universitetin “Ismail Qemal” Vlorë 970 kuota dhe në universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” 226 kuota të lira.

Sicred