KRYEFAQJA » LAJME » Regjistrimet në fakultete, raundi i dytë
Regjistrimet në fakultete, raundi i dytë, shtesat

Regjistrimet në fakultete, raundi i dytë

Studentët të cilët nuk kanë fituar asnjë program studimi në raundin e parë, por edhe ata të cilët janë shpalluar fitues por kanë hezituar të regjistrohen, ose edhe kur e kanë bëre kanë zgjedhur të çrregjistrohen, pasi degët nuk kanë qenë preferencat e para të tyre, kanë ende shanse për të qenë pjesë e Universiteteve publike dhe private . Është faza e dytë e raundit që do të përmbyllë gjithçka , ndaj ata që kanë rezultuar fituesit nga ky spostim i dytë i vijës së kuqe, i janë drejtuar sekretarive për të zyrtarizuar zgjedhjen e tyre. Regjistrimi në këtë raund të dytë është përfundimtar, ndaj dhe kandidatët duhet të mendojnë mirë zgjedhjen e tyre, pasi nuk ka më kthim pas. Kryesekretarja e Fakultetit të Histori Filologjisë sqaron se numri i kuotave që kanë mbetur të lira është tepër i kufizuar. Kjo fazë e dytë mbyllet ditën e sotme dhe më pas mbeten edhe 5 faza të tjera 48 orëshe, duke u krijuar shanse për të fituar të tjerëve që ndodhen shumë pranë vijës së kuqe. Raundi i dytë i cili përmbyll dhe të gjithë procesin e pranimeve në universitet përfundon më 14 Tetor.

Sicred