KRYEFAQJA » LAJME » Regbi, Kondi; Një lojtar “importi” që beson tek e ardhmja

Regbi, Kondi; Një lojtar “importi” që beson tek e ardhmja

Një nga lojtarët e bardhebluve është Kristian Kondi, shqiptari që ka lindur në Itali, por që ndryshe nga shumë prej bashkëatdhetarëve të tij zgjodhi topin e regbisë kundrejt atij të futbollit. Duke folur ekskluzivisht për rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar, Kondi shpreh besimin se, përtej vështirësive, pasi është dhe një risi , ky sport ka definitivisht të ardhme në vendin tonë. Për Kristianin dhe shokët e tij, gjithçka nis nga masivizimi. Klubi i Regbisë “Tirana” debutoi në mes të Prillit në Superligën Ballkanike të kësaj disipline, duke u mundur 0-38 nga Radniçki i Nishit në Serbi. Klubi i Regbisë “Tirana” luan ndeshjen e dytë dhe të fundit në grup në Superligën Ballkanike, ku do të presë grekët e Atika Rhinos, në takimin që do të zhvillohet në fushën e Kompleksit “Skënder Halili” në kryeqytet.

Sicred