KRYEFAQJA » LAJME » Reforma Zgjedhore, Vasili: LSI dyshon në sinqeritetin e PS dhe PD për këtë çështje!

Reforma Zgjedhore, Vasili: LSI dyshon në sinqeritetin e PS dhe PD për këtë çështje!

LSI, partia e tretë më e madhe në parlamentin shqiptar, që përfaqëson opozitën e majtë, ka mbështetur Reformën Zgjedhore, por ka shprehur dyshime lidhur me raportet PS-PD për këtë çështje. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, gjatë një konference për shtyp tha se “Plaga e madhe e zgjedhjeve në Shqipëri janë zgjedhje që shiten dhe blihen që rrënuan dhe procesin e fundit zgjedhor të 25 qershorit, ku fjalën e pati blerja e votës, përfshirja e kriminelëve dhe trafikantëve në këtë proces”. Sipas tij. “sistemi zgjedhor shqiptar ka një tjetër plagë të madhe që është pabarazia e votës, pasi në qarqe të ndryshme, vota peshon ndryshe”. Por për zotin Vasili një plagë tjetër të madhe, është ajo e “… bërjes sikur nga të dy forcat politike”.
Deklarata e zotit Vasili erdhi pasi PD më e madhja e opozitës së djathtë, depozitoi të hënën në kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore, veprim që u përkrah edhe nga Kreu i grupit kuvendor të PS Taulant Balla. Por për zotin Vasili “Me çfarë është hedhur në tregun politik qëndrimi, është pro reformës zgejdhore, mbledhjes sa më parë të komisionit, janë nisma të sinqerta apo të krijuara për fokusin e ditës së radhës, apo për të hequr vëmendjen nga paaftësia për të bërë gjëra për Shqipërinë?”. “Këtyre çështjeve u duhet dhënë përgjigje sa më parë dhe kjo është një provë sinqeriti. Besoj se koha e tangove PS-PD për rëformën zgjedhore u ka ardhur fundi” tha zoti Vasili.

Sicred