KRYEFAQJA » LAJME » Reforma Zgjedhore, opozita i kërkon kuvendit ngritjen e komisionit të posaçëm
Reforma Zgjedhore, opozita i kërkon kuvendit ngritjen e komisionit të posaçëm

Reforma Zgjedhore, opozita i kërkon kuvendit ngritjen e komisionit të posaçëm

PD më e madhja e opozitës së djathtë, depozitoi të hënën në kuvend, kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore. Kreu i PD Lulzim Basha thekson se opozita mbetet e hapur për diskutim me shumicën për çështjen e sistemit zgjedhore, por i qëndron strikt kërkesës që ligji i ri zgjedhor të përfshijë votimin dhe numërimin elektronik.
Nisja e punës për Reformën Zgjedhore që në fillim të legjislaturës së re, ishte pjesë e marrëveshjes Basha-Rama. Edhe pse për kryedemokratin Basha “marrëveshja është e vdekur” , Reforma Zgjedhore është jetike për vendin, në kushtet kur institucioni i votës së lirë, sipas tij tjetërsohet nga kjo shumicë në pushtet. Zoti Basha le te kuptohet se nuk ka asnjë dakortësi me kryeministrin socialist Rama për kodin e ri zgjedhor, apo komunikim paraprak për hartimin e një kodi sa më konsensual.
Kreu i PD ndërkohë theksoi se vota e emigrantëve, është një ide e kahershme e opozitës, që sigurisht do të kërkohet të përfshihet në këtë reformë. Sipas tij ajo duhet të garantohet si votë e lirë përmes votimit dhe numerimit elektronik. Ndërkaq zoti Basha tha se shumë shpejt opozita do të depozitojë në kuvend, edhe projekt ligjin për ndalimin e simboleve të komunizimit.

Sicred