KRYEFAQJA » LAJME » Reforma zgjedhore, opozita e paunifikuar!
Reforma zgjedhore, opozita e paunifikuar!

Reforma zgjedhore, opozita e paunifikuar!

 

Kryesia e grupit parlamentar të PD-se vendosi të depozitojë të hënën në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit të posaçëm për Reformën Zgjedhore. Ndonëse kjo reformë ishte një ndër pikat e marrëveshjes së 17 Majit mes PS dhe PD, sekretari i grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji tha në emisionin “Përballë” në RTSH se PD është për realizimin e një reforme mazhorancë-opozitë.
Edhe partitë e tjera opozitare janë pro kësaj reforme, por nuk ka ende një qëndrim të unifikuar të opozitës lidhur me çështjet që duhen trajtuar. Kreu i PR-së, Fatmir Mediu nga ana e tij tha në emisionin “Përballë” të gazetarit Lutfi Dervishi se numërimi dhe votimi elektronik nuk mund të jenë të vetmet çështje të kësaj reforme.
“Jemi bashkë për reformën zgjedhore, por të qenit bashkë në dëshirë është ndryshe nga të ndërtuarit një linjë të qenësishme. Duhet të ngrëmë një grup pune të opozitës sepse nuk është vetëm numërimi dhe votimi elektronik çështje te reformës zgjedhore”- tha zoti Mediu.
Edhe sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari u shpreh i hapur për t’u ulur në bisedime me forcat opozitare për të penguar deformimin e votës.
Sa i përketë votës së emigrantëve, ndonëse në parim janë pro, partitë opozitare janë skeptike për mundësitë reale për jetësim e saj. “Në princip jam pro votës së emigrantëve, por duhet gjetur formula për ta realizuar. Jam dakord për ta filluar, por më duket premature shndërrimi në realitet”- u shpreh kryetari I LZHK-së, Dashamir Shehi.
Një ndër pikat që PD i ka mëshuar më tepër pas zgjedhjeve është edhe reforma territorale, e cila nuk u përfshi në marrëveshjen e 17 majit. I pyetur nga gazetari Lutfi Dervishi në emisionin “Përballë” se nga duhet të nis kjo reformë, sekretari I grupit parlamentar të PD-së, Ervin Salianji tha se ajo përtej interesit elektoral, duhet kthyer vëmendja tek interesi qytetar.
Edhe sipas kryetarit të PR-së, Fatmir Mediu është e domosdoshme të bëhet reforma territoriale. “Ne kemi nevojë për një reformë territoriale, ku qytetarët të marrin pjesë në vendimarrje dhe të marrin shërbime në mënyrë proporcionale”- tha zoti Mediu në emisionin “Përballë”.
Sipas Dashamir Shehit me reformën territoriale, ku opozita nuk mori pjesë, administrata lokale është kthyer në ushtri partiake për të mbledhur vota.

Sicred