KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, test i maxhorancës në parlament

Reforma në Drejtësi, test i maxhorancës në parlament

Parlamenti shqiptar pritet të votojë sot 7 nga 27 projektligjet e Reformës në Drejtësi. Maxhorancës do ti duhet të sigurojë 84 vota. kreu i grupit parlamentar socalist Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve socialistë të jenë të pranishëm në seancë. Pritet të shihet se cili do të jetë qëndrimi i partive aleate.
Nga ana e saj opozita nuk do të jetë e pranishme. Protesta e saj e cila po vazhdon prej 41 ditësh para selisë ë qeverisë, synon të detyrojë kryeministrin Rama të japi dorë heqje dhe në vend të krijohet një qeveri teknike që do të çojë vendin në zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sicred