KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, rrudhen kompetencat e Prokurorisë së Përgjithshme
Prokuroria e Përgjithshme, tërhiqen kundërshtarët e kryeprokurores

Reforma në Drejtësi, rrudhen kompetencat e Prokurorisë së Përgjithshme

Krimi i organizuar dhe veprat e korrupsionit nuk do të hetohen më nga Prokuroria e Përgjithshme.
Për herë të parë Kushtetuta e re e Republikës së Shqipërisë ia jep këtë të drejtë Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare do të jenë të pavaruara nga Prokurori i Përgjithshëm, çka pritet t’i japë një dimension të ri ecurisë së hetimeve në Shqipëri, kur bëhet fjalë për korrupsionin dhe krimin e organizuar.
Reforma në Drejtësi ka ndryshuar edhe vetë organizimin vertikal të Prokurorisë së Përgjithshme.
Kreu i akuzës duhet të garantojë pavarësinë e brendshme të prokurorëve në rrethe për hetimin dhe ndjekjen penale, ç’ka sjell rrudhje të kompetencave të kryeprokurorit aktual, duke reduktuar mundësinë e ndërhyrjes së kreut të akuzës në dosjet që hetojnë prokurorët e rretheve.
Sipas ndryshimeve të miratuara në Parlament mbrëmjen e 22 Korrikut të një viti më parë, Prokurori i Përgjithshëm duhet te zgjidhet me 84 vota në Kuvend mes tre kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, për një mandat 7-vjeçar dhe pa të drejtë riemërimi.

Sicred