KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese rrëzon Unionin e Gjyqtarëve
Reforma në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese rrëzon Unionin e Gjyqtarëve

Reforma në Drejtësi, Gjykata Kushtetuese rrëzon Unionin e Gjyqtarëve

Gjykata Kushtetuese rrëzon ankimin e Unionit të Gjyqtarëve, për 25 nene të Reformës në Drejtësi. Gjyqtarët kërkuan interpretimin e Kushtetueses, për rrëzimin e neneve te 3 ligjeve te Reformes ne Drejtesi, nene të cilat përbenin edhe thelbin e kësaj reforme. Ligjet e ankimuara kishin të bënin direkt me statusin e gjyqtareve dhe prokuroreve. Më konkretisht, me kushtet e zgjedhjes së anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Pasi ka dëgjuar palët, Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë këtë pretendim të gjyqtarëve. Ndërkohë pas këtij vendimi, të cilin kanë kërkuar ta njohin të plotë e të zbardhur, Unioni i Gjyqtarëve deklaroi se çështja mund të kalojë edhe në Gjykatën e Strasburgut.

Sicred