KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, Basha apel shumicës: Rikthehuni në konsensusin e 22 korrikut
Reforma në Drejtësi, Basha apel shumicës: Rikthehuni në konsensusin e 22 korrikut

Reforma në Drejtësi, Basha apel shumicës: Rikthehuni në konsensusin e 22 korrikut

Politika shqiptare i është rikthyer debatit për Reformën në Drejtesi, pasi opozita ka refuzuar të japë konsensusin për ligjin e magjistraturës që kërkon 3/5 -tat e votave për miratim. Kreu i PD Lulzim Basha deklaroi se votat e opozitës nuk do të jepen për ligjin e magjistaturës, pasi sipas tij synimet e kryeministrit për kapjen e tij janë evidente. Madje me doza ironie, zoti Basha thotë se kryeministri ia ka dale.
Nga ana tjetër kreu i PD çdo ofertë për dialog të shumicës, e konsideron hipokrite, për sa kohë kjo shumicë në mënyre arrogante ka kapur sistemin e drejtësisë, duke emëruar kryeprokurore politike si Marku, apo duke zhvilluar një proces politik të vettingut.
Zoti Basha hedh në tregun e politikes 7 propozime për Reformën në Drejtësi, ku baza mbetetet kthimi në legjitimitet i Gjykatës Kushtetuese.
Kreu i opozitës ndërkaq është shpresëplotë se çdo ngërç politik mund të tejkalohet bazuar në konsesusin e politikës në 2 korrik në kuvend për reformen në drejtësi. Por ai shprehu dyshime se  konsensusi i 22 korrikut mund të kthehet me Ramën Kryeministër.

Sicred