KRYEFAQJA » LAJME » Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA “nis” vettingun
Negociatat, ambasada amerikane: Vendim pozitiv, por duhet rritur ritmi në reformën në drejtësi, dhe luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar

Reforma në Drejtësi, ambasada e SHBA “nis” vettingun

Mediat shqiptare kanë filluar të botojnë të enjten listat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të cilëve ambasada e SHBA në Tiranë u ka revokuar vizat e udhëtimit. Lista kryesohet nga prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla, anëtarë të Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, prokurorë dhe gjyqtarë të tjerë. Sipas dëshmive të disave prej tyre në media, ata janë thirrur në ambasadën e SHBA ku ju është komunikuar vendimi. Midis tyre ka patur edhe prokurorë e gjykatës të dalë në pension. Veç revokimit të vizave, disave ju është ndaluar edhe aplikimi për marrjen e vizave në SHBA. Në disa raste Ambasada Amerikane ka revokuar edhe vizat e familjarëve të prokurorëve dhe gjyqtarëve. Në të paktën një rast njërit prej të pranishmëve i është revokuar edhe green card. Zyrtarët e Zyrës Konsullore të Ambasadës Amerikane në Tiranë, nuk kanë dhënë spjegime rreth kësaj mase. Vetë ambasada ka bërë të ditur se nga 71 prokurorë dhe gjyqtarë që kishin viza të vlefshme përpara 26 janarit, zyrtarët konsullorë kanë revokuar vizat vetëm për 23 prej tyre. 48 gjyqtarë dhe prokurorë vazhdojnë të kenë viza të vlefshme për në SHBA.
Momenti i zgjedhur nga Ambasada Amerikane në Tiranë, shihet mjaftë delikat. Në Tiranë misioni ndërkombëtar i monitorimit, do të nisi procesin e vettingut të dosjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve që do të jenë në institucionet e drejtësisë shqiptare. Por revokimi dhe refuzimi i vizave amerikane, mund të jetë motiv kryesor që ata të përjashtohen për gjithmonë nga sistemi i drejtësisë.
Pas kësaj mase të Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë filluar reagime të ndryshme. Më i ashpri ishte ai i prokurorit të përgjithshëm Adritik Lalla, i cili të enjten u akuzua nga ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu, edhe si kundërshtar i Reformës në Drejtësi. Zoti Llalla e konsideroi si sulm i hapur dhe të paprecedentë ndaj prokurorisë shqiptare.

Sicred