KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Reforma e Ujit, shtohen kontratat

Reforma e Ujit, shtohen kontratat

Ujësjellësi i Tiranës, i cili furnizon numrin më të madh në shkallë vendi, e ka nisur aksionin për të formalizuar furnizimin me ujë që në muajin korrik të 2017-ës. Gjatë kësaj periudhe shumë qytetarë kanë nëshkruar kontratat me UKT. Por nendrejtoresha e UKT-se, Evis Gjebrea, thote për RTSH se muaji janar ka shënuar një fluks të kërkesave. Sipas saj pas fushatës ndërgjegjësuese konsumatorët janë drejtuar në sportelet e UKT për të lidhur kontrata, apo për të përfituar nga lehtësitë për shlyerjen e debive.
Gjatë aksionit të UKT-së janë ndërprerë 6 mijë lidhje të paligjshme dhe jane vendosur 400 gjoba. Po ashtu gjate kësaj periudhe janë lidhur 10 mijë kontrata të reja dhe 4700 aktmarrëveshje për shlyerjen e detyrimeve me këste. Zonja Gjeberea thotë për RTSH se nga 1 shkurti UKT do të shtojë kontrollet tek bizneset dhe paralajmeron penalitete në rastet e lidhjeve të paligjshme, pasi një veprim i tillë konsiderohet vepër penale. Ajo kujton se abonentet familjarë kanë kohë deri në 1 mars për të formalizuar marrëdhenien me UKT-në.

Sicred