KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Reforma e ujit kalon nga reformimi i ndërmarrjeve të ujësjellësit
Më 1 shkurt nis Reforma e Ujit

Reforma e ujit kalon nga reformimi i ndërmarrjeve të ujësjellësit

RTSH i ka kushtuar disa herë vëmendje sektorit të furnizimit me ujë të popullatës dhe problemeve që e shoqërojnë atë. Nga viti 2012, sektori i furnizimit me ujë dhe largimit të ujrave të ndotura është në një gjendje stanjacioni. Vetëm 3 ndërmarrje, nga 57 gjithsej, furnizojnë 24 orë në ditë me ujë të pijshëm konsumatorët e tyre.
Qeveria këmbënguli së fundi në ndryshimin e gjendjes, duke tentuar kështu mbështetje për qëndrueshmërinë financiare të ndërmarrjeve të ujësjellës kanalizimeve. Sipas të dhënave të marra nga Enti Rregullator Kombëtar i Ujit, norma e arkëtimit është në nivele mjaft të mira, të pranueshme dhe që ka pak hapësirë për t’u përmirësuar. Ndërkaq, uji pa të ardhura është krejtësisht në nivele të papranueshme: në 100 metër kub ujë, 67 metër kub nuk sjell të ardhura. Shoqëritë janë të mbipopulluara me punonjës, me një mesatare në rang republike deri në 8,3 punonjës për një lidhje.
Sektori është mjaft i fragmentarizuar, aktualisht janë akoma 58 shoqëri. Vetëm 15 shoqëri ofrojnë shërbime për 83 % të popullsisë. 45 shoqëri janë të një dimesioni mjaft të vogël, që janë shumë të vështira të mbijetojnë.
Specialistët thonë, jashtë mikrofonit, se reduktimi i stafit të tepër është emergjent. Ai përbën 36 përqind të kostove totale të shpenzimeve të operim mirëmbajtjes. Shoqërive iu mungon plani i menaxhimit të aseteve. Eshtë i rëndësishëm fillimi i procesit të akreditimit. Sektorit i nevojiten 150 milionë euro në vit, ndërkohë që tani përdoren rreth 50-60 milionë euro në vit. Në këto kushte nevojitet rritja graduale e tarifave të ujit dhe lufta kundër paligjshmërisë, por thelbësore mbetet ndryshimi i mentalitetit të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, ringritja e tyre. Pa këto të fundit, reforma nuk ka gjasa t’i ngjajë asaj të energjisë elektrike.

Sicred