KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Reforma e Ujit do të nisi nga institucionet shtetërore
Tiranë, këtë verë situata më e favorshme në furnizimin me ujë

Reforma e Ujit do të nisi nga institucionet shtetërore

Qeveria shqiptare do të fillojë “Reformën e Ujit” nga vetja e saj. Në mbledhjen e Task Forcës për këtë reformë, ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri tha se objektivi i parë i reformës do të jenë vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike, për të vijuar më pas me bizneset e në fund konsumatorët. “Shoqëritë e ujësjellësve duhet të marrin masa për të gjitha faturat, kujtoj që kemi të bëjmë me tituj ekzekutiv. Objektivi i parë, respektimi i ligjit nga vetë institucionet e shtetit dhe nëpunësit e administratës publike. Ky proces disiplinimi do të nisë menjëherë” tha zoti Gjiknuri.
Kreu i qeverisë Edi Rama i pranishëm në takim tha se ata që kanë lidhje të paligjshme do të kene 90 ditë kohë për tu vetërregulluar. “Po bëhen 30 vjet që uji konsiderohet si një mall pa zot. Një mall pa zot sepse në të gjithë terrotorin mbi ujin nuk ka pasur shtet. Duhet të jemi të gjithë të turpëruar që ndërmarrjet e ujësjellësave janë kthyer nga kompani në ndërmarrje punësimi për njerëz që nuk kanë lidhje me sektorin, por janë pjesë e një procesi gërryes për vetë kompanitë dhe burimet ujore” tha zoti Rama.
Sipas kryeministrit shqiptar në Shqipëri përdoret 10 herë më shumë energji elektrike sesa në Gjermani për të sjellë ujë. 12 përqind e energjisë së faturuar shkon për të nxjerrë ujë të pijshëm, afro 30 mln euro në vit, tha ndër të tjera zoti Rama. Ai shtoi se gjatë 4 viteve të fundit është shepnzuar 400 mln euro për të ndërtuar ujësllës së rinj.

Sicred