KRYEFAQJA » LAJME » Reforma e Ujit dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit në Kukës,

Reforma e Ujit dhe investimet në rrjetin e ujësjellësit në Kukës,

Me ndërtimin e ujesjellësit të ri në Orgjost të Kukesit, zgjidhet problemi i furizimit me ujë për rreth 1 mijë banorët e tij. Kryeministri Edi Rama bashke me kreun e bashkisë së Kukësit, Bashkim Shehu inspektuan ujesjellësin e këtij fshati të thellë malor.

Kryetari Shehu u shpreh: “Me menaxhimin jemi mirë. Nga 30%, kemi 80%. Është sinqerisht një skemë e mirë. Nuk e kemi këtë cilësi, këto punime që janë bërë në qytet. E dinë të gjithë qytetarët. Ndërsa këtu ka pasur një punë serioze,”

Fondis shqiptar i zhvillimit dhe qeveria shqiptare kanë financuar 7 skema te tilla në këtë zonë.

“Janë me kualitete nga më të mirat, me matësa, me materiale shumë të mira. Janë të gjitha me rënie të lirë, me kosto të ulët të përdorimit dhe me mundësinë e pagesave shumë të mira. Pjesë e programit është dhe trajnimi për të menaxhuar mirëmbajtjen e ujësjellësve. Kjo është arsyeja pse kanë funksionuar mirë deri tani,”

Kryeministri i nxiti banoret që të përdorin bukuritë natyrore të zonës për të zhvilluar agro-turizmin.

“T’i japim një shtytje programit të agroturizmit. Ajo do të na japë shumë dorë dhe do t’u japë shumë dorë edhe njerëzve, sepse, realisht këtu ka perla që mund të bëhen të vizitueshme vetëm duke krijuar pika tërheqëse për njerëzit që, jo thjesht të vijnë për të parë, por të mund të rrinë, të flenë, të hanë produktet e fermës së vogël edhe të shijojnë gjithë këtë mrekulli.

Sicred