KRYEFAQJA » LAJME » Reforma e Ujit, 9 të arrestuar në 10 ditë

Reforma e Ujit, 9 të arrestuar në 10 ditë

Dhjetë ditët e para të aksionit të UKT-së në biznese në kuadër Reformës së Ujit janë mbyllur me 9 të arrestuar për ndërhyrje në rrjetin e furnizimit me ujë dhe matësa. Nëndrejtoresha e UKT-së. Evis Gjebrea tha në një intervistë për RTSH-në, se 15 grupe task-force kanë kryer kontrolle në mbi 400 biznese. Ajo pranoi se në pjesën e dytë të muajit efektet e Reformës së Ujit do të prekin edhe debitorët që refuzojnë të lidhin aktmarrëveshje me UKT-në për të shlyer debinë.
Ndërkaq UKT-së i është vënë në dispozicion edhe lista e tatimpaguesve në kryeqytet për të bërë një rakordim me ato biznese që janë abontente të UKT-së. Sipas saj 54 mijë është numri i bizneseve që paguajnë taksa në kryeqytet, ndërsa 34 mijë figurojnë si abonentë të UKT-së.
Abonentët familjarë kanë kohë deri në fund të muajit për të ligjëruar marrëdhenien e tyre me UKT-në. Me pas edhe ata do të jenë subjekt i kontrolleve dhe penaliteteve.

Sicred