KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Reforma e Administratës Publike, Braçe: Kush ngadalëson reformën, të dorëhiqet!

Reforma e Administratës Publike, Braçe: Kush ngadalëson reformën, të dorëhiqet!

Grupit i posacëm për Reformën në Administratën Publike, në vendin tonë, zhvilloi takimin e rradhës ku u dha një përditësim i zhvillimeve kryesore duke u përqendruar te zbatimi i reformës së shërbimit civil, planifikimi dhe koordinimi i politikave, ofrimi i shërbimeve dhe llogaridhënia, si dhe decentralizimi dhe qeverisja vendore.
Zv kryeministri Erion Braçe paralajmëroi se çdo punonjës i administratës që nuk arrin të ndjek ritmin e reformës duhet të lirojë vendin.
Përfaqësuesi i Njësisë për Shqipërinë dhe Bosnje Hercegovinën në Komisionin Evropian, mirëpriti progresin e mëtejshëm në zbatimin e reformave dhe nxiti më tej qeverinë që të ruajë ritmin e mirë të zbatimit të reformave.
Ndërsa përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Soreka, vuri theksin se pasja e një administrate publike që zbaton ligjin është kryesorja për Shqipërinë. “Pasja e një administrate publike që funksion për të punuar dhe identifikuar zgjidhjet, ky është prioriteti i Shqipërisë, pasi ndihmon drejtpërdrejtë qytetarët. Duhet të fokusoheni në rekrutimin meritor të nënpunësve civil si dhe duhet që kodi i administratës publike të aplikohet kudo” tha përfaqësuesi i Bashkimit Europian, Soreka.

Sicred