KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Referendumi, Katalonja paralajmëron shkëputje të menjëhershme
Katalonja në zgjedhje të parakohshme

Referendumi, Katalonja paralajmëron shkëputje të menjëhershme

Qeveria e koalicionit në krahinën e Katalonjës në Spanjë, deklaroi se referendumi i vetëvendosjes që do të mbahet në tetor do të ketë efekt të menjëhershëm, çka do të thotë shpallje të menjëhershme të pavarësisë nëse fitona “po”-ja. “Nëse një shumicë votash është në favor të krijimit të republikes katalanase, pavarësia do të shpallet menjëherë”, thanë zyrtaret vendas gjatë paraqitjes se ligjit për referendumin. Qeveria katalanase drejtohet që prej vitit 2016 nga një koalicion separatist që ka premtuar se do të sjellë pavarësinë e rajonit. Por qeveria spanjolle e konservatorit, Mariano Rahoi i kundërvihet këtij referendumi duke vlerësuar se ai prek sovranitetin kombëtar dhe duhet të debatohet nga të gjithë spanjollët. Gjykata Kushtetuese në Madrid madje është shprehur se referendumi quhet i paligjshëm duke kërcënuar me veprime ligjore.

Sicred