KRYEFAQJA » LAJME » Reduktohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani
Reduktohet numri i azilkërkuesit shqiptarë në Gjermani

Reduktohet numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani

Bashkëpunimi intensiv mes autoriteteve të ministrive të brendshme të Shqipërisë dhe Gjermanisë, ka bërë që çështja e azilkërkusve shqiptarë në Gjermani, të mos jetë më problem shqetësues mes dy vendve. Kjo u bë e ditur gjatë vizitës që ministri i brendshëm Saimir Tahiri po zhvillon në Gjermani ku është takuar me mikpritësin e tij Thomas de Maiziere. “Para dy vitesh ishte shqetësuese që shtetas shqiptarë nga Shqipëria dhe jo vetëm, erdhën këtu për të kërkuar azil. Megjithatë falë bashkëpunimit shumë të mirë u bë e mundur që këto shifra të reduktohen dhe të kryhet riatdhesimi i tyre. Kjo nuk ishte diçka e lehtë për qeverinë shqiptare, por megjithatë funksionoi shumë mirë” tha zoti de Maiziere.
Aktualisht të dy vendet po shikojnë edhe mundësinë e thellimit të bashkëpunimit lidhur me luftën kundër krimit të organizuar. Ministri Tahiri ka kujtuar se për Shqipërinë kjo është ndër prioritetet kyç për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Por lidhur me zhvillimet e momentit ai ka përmendur Reformën në Drejtësi. “Diskutuam për Reformën në Drejtësi dhe domosdoshmërinë për të filluar menjëherë me procesin e Vetting-ut, si një proces kryesor për pastrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar”, tha zoti Tahiri.

Sicred