KRYEFAQJA » LAJME » Reduktimi i listës së ndihmës ekonomike, kryeministri Rama mbron qeverinë
Reduktimi i listës së ndihmës ekonomike, kryeministri Rama mbron qeverinë

Reduktimi i listës së ndihmës ekonomike, kryeministri Rama mbron qeverinë

Një ditë pas debatit të ashpër parlamentar për skemën e ndihmës ekonomike, kryeministri socialist Edi Rama ka mbrojtur hapat e hedhura nga qeveria rreth kësaj çështjeje. Ashtu si dhe në sallën e parlamentit zoti Rama tha se pjesa më e madhe e atyre që janë larguar nga skema janë të aftë për punë. “70 për qind e atyre që kanë pretenduar të përfshihen dhe nuk janë përfshirë në skemë janë të moshës 24-45 vjeç dhe plotësisht të aftë për punë. Unë nuk mund ta pranoj që fabrika të rrezikojnë të falimentojnë për shkak se nuk shkon njeri të punojë dhe nga ana tjetër, ata që janë të aftë për punë të kërkojnë ndihmë ekonomike ndërkohë që u ofrohet punë” tha zoti Rama.
Por kreu i qeverisë pranoi se nga skema mund të jenë hequr familje në nevojë. “Jemi në proces verifikimi dhe rivlerësimi. Ka raste që nuk përputhet rezultati i skemës me familje në nevojë dhe do të gjendet rruga për t’i përfshirë këto familje në këtë skemë” premtoi ai.

Sicred