KRYEFAQJA » LAJME » Ekonomi » Realizime të ndjeshme në të hyrat fiskale 2018

Realizime të ndjeshme në të hyrat fiskale 2018

Ka pasur më shumë të hyra fiskale në muajt muajin e parë të vitit në vijim. Ministria e Financave, edhe pse me një muaj vonesë ka bërë të njohur treguesit e konsoliduar fiskalë të muajit janar, ndërsa nuk janë ende zyrtare shifrat e muajit shkurt 2018.
Sipas deklarimit zyrtar, të hyrat fiskale për muajin janar janë rreth 40 miliardë lekë ose sa 8 % e totalit të të ardhurave të planifikuara për vitin 2018.
Ministria e Financave nuk bën të njohur treguesit e planifikuar, por vetëm rezultatet e arritura, duke e bërë të pamundur analizën reale të detyrimit ligjor për të grumbulluar taksat dhe tarifat sipas ligjit të buxhetit dhe akteve të tjera ligjore.
Sipas tabelës së treguesve fiskalë, tatimet dhe doganat kanë grumbulluar 22,8 miliardë lekë, gjysmën e të cilave, ose 12, 1 miliardë lekë, e përbën tatimi mbi vlerën e shtuar, rrjedhojë edhe e fushatës së antiinformalitetit të qeverisë, që tanimë ka hyrë në fazën e tretë të realizimit të saj. Ndërkohë është rimbursuar për janarin pak më shumë se 1 miliardë lekë, ndërsa jo zyrtarisht ky tregues për muajin shkurt raportohet në një nivel më të ulët.
Gjatë vitit 2017 eksportet shënuan rritje 12.1% dhe ndërkohë, rritja e eksporteve në janar është 23.6%.
Eksportet e ushqimeve dhe mallrave bujqësore në 2017 u rritën 19%, krahasur me 2016, ndërsa vetëm për janarin 2018 janë rritur 40.3%.
Sipas deklarimeve publike, të ardhurat në Janar-Shkurt, tregojnë për konsolidim fiskal. Të ardhurat nga tatimet, doganat dhe nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në vitin e kaluar kanë qenë mbi 56 miliardë lekë, ndërsa këtë vit, e njëjta periudhë, është 60.5 miliardë lekë, një rritje 7%. Përjashtuar të ardhurat nga sigurimet, të hyrat fiskale, krahasuar me 2017, janë rreth 3.2 miliardë më shumë, se në të njëjtën periudhë.
Në vitin 2017 u arkëtuan në buxhetin e shtetit në total 430.4 miliardë lekë. Krahasuar me vitin 2016, rritja rezulton +5.7%, duke arkëtuar 23.4 miliard lekë më shumë të ardhura, por duke mos realizuar planin sipas ligjit të buxhetit.

Sicred