KRYEFAQJA » LAJME » Realiteti i hidhur i fëmijëve me aftësi të kufizuara

Realiteti i hidhur i fëmijëve me aftësi të kufizuara

Aty ku vërtetë ka nevojë për ndihmë, pak vend ka për fjalime. Realiteti flet vetë , veçanërisht kur bëhet fjalë për fëmijë me aftësi të kufizuara. Pas vitesh me strategji, politika, projekte, VKM pirgjet e dokumenteve kanë përballë, pothuaj njësoj, kushtet e vështira të jetës së këtyre fëmijëve në Shqipëri.

“Unë do të dëshiroja shumë që të kishim mundësi për arsim të mesëm dhe të kishim një interpreter në gjuhën e shenjave në gjithë ktë proçes”. Kam dëgjuar që bashkia e Tiranës ka ngritur një park për personat me aftësi të kufizuara por nuk di të ketë në ktë park ndonjë kënd për të verbërit” u shprehen disa nga të rinj me aftësi të kufizuara.

Si kryetar i shoqates së personave me aftësi të kufizuara Ndrek Ismajli e pohoi edhe një herë, se kopjimi i modeleve europiane në ndihmë të kësaj kategorie personash nuk ishte gjetja e duhur për një vend si Shqipëria. “Pasi kemi marrë projektet e gatshme dhe kemi futur shumë herë sllogane në ligjet, VKM-të dhe udhëzimet e qeverisë shqiptare për pasojë nuk kanë gjetur realitetin e mundshëm për tu implementuar” tha Ismajli. Megjithatë, ata që nuk dorëzohen janë prindërit e fëmijëve që vuajnë aftësinë e kufizuar.Këta fëmijë nuk e dinë se sa dhe kur nevojat e tyre do të marrin përgjigje, por sidoqoftë, sot, edhe një herë, e hodhën një gur në ujë.

Sicred