KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reali përgjunj Juventusin dhe fiton Ligën e Kampionëve
Reali përgjunj Juventusin dhe fiton Ligën e Kampionëve

Reali përgjunj Juventusin dhe fiton Ligën e Kampionëve

Real Madrid ka mundur thellë në finale me rezultat 4-1 Juventusin e Torinos, duke fituar Ligën e Kampionëve. Ky është viti i dytë radhazi që ai  fiton këtë trofe, i 12-ti në historinë e ekipit legjendar.
Ylli i futbollit Cristiano Ronaldo udhëhoqi drejt fitores 11-shin e zgjedhur nga traineri Zidan, duke shënuar dy gola në minutën e 20’ dhe 64’, ndërsa dy golat tjerë i shënuan Casemiro në 61’ dhe Marco Asensio në 90’. “E di që jemi shumë të mirë dhe kemi treguar se jemi të tillë. Ishte një mbyllje sezoni mbresëlënëse. E mbyllëm shumë mirë, jam shumë i lumtur. Jemi ekipi i parë që e fiton Ligën e Kampioneve për dy vite radhazi dhe unë shënova dy gola” tha Ronaldo.
Për Juventusin humbja është një katastrofë. Portieri Gianluigi Buffon, legjenda e ekipit tha se ishte tepër i zhgënjyer. “Jemi të zhgënjyer. Luajtëm shumë mirë në pjesën e parë, menduam se do të fitonim ndeshjen. Nuk di si ta shpjegoj pse luajtëm aq keq në pjesën e dytë. Real Madrid e meritoi ta fitonte ndeshjen në 45 minutëshin e dytë. Ata treguan klasin e tyre dhe maturinë e duhur për të fituar në një ndeshje të tillë si kjo,”  tha ai.

Sicred