KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reali i Madridit pa Ronaldon? Lopetegui: Një sfidë emocionuese për mua si trajner
Reali i Madridit pa Ronaldon? Lopetegui: Një sfidë emocionuese për mua si trajner

Reali i Madridit pa Ronaldon? Lopetegui: Një sfidë emocionuese për mua si trajner

Reali i Madridit ka nisur stërvitjen për sfidat ndërkombëtare që e presin, si dhe për Kampionatin Spanjoll në vazhdim. Por në skuadër bie në sy mungesa e Kristiano Ronaldos. “Paraqitja e skuadrës pa Kristiano Ronaldon është një sfidë emocionuese “, thotë Hulen Lopetegui, trajneri i Real Madridit, pas kalimit të sulmuesit portugez te Juventus. “Si trajner, mund t’ju them se është një sfidë emocionuese, për ta riorganizuar ekipin pa kristianon, për të bërë një ekip konkurrues, me ambicie maksimale për të marrë të gjithë titujt. Jam I sigurt dhe nuk kam asnjë dyshim se do t’ia arrijmë. Dhe kjo për mua si trajner është një sfidë e veçantë”. Lopetegi sparon më tej se ai ka në dispozicion të gjithë pjesën tjetër të skuadrës dhe për këtë është I kënaqur. Ai është I bindur se me ta do të arrijë të realizojë të gjitha objektivat. “Është e vërtetë që ne kemi patur shumë pak kohë për t’u përgatitur, por mendoj se do ta nisim mbarë sezonin e ri futollistik. Do të përpiqemi të bëjmë një ndeshje të mirë dhe mbi të gjitha jam I lumtur që nuk kam asnjë lojtar të dëmtuar”.

Sicred