KRYEFAQJA » LAJME » Real Madrid zgjedh hotelin në Kardif

Real Madrid zgjedh hotelin në Kardif

Reali i Madridit do të qëndrojë në një hotel prej 80 eurosh nata, në Kardif. Klubi madrilen ka zgjedhur hotel Mërkur Kardif, një nga më luksozët në qytet. Reali ndryshe nga herët e tjera ka zgjedhur një hotel në periferi, dhe jo në qendër. Por përsa i përket kushteve të akomodimit, futbollistët madrilenë nuk do të humbasin asgjë nga luksi me të cilin janë mësuar. Hoteli Mërkur kardif, i ka të gjitha kushtet, palestër, pishinë, dhoma masazhi, minifutbolli, barin, suitat ku do të qëndrojnë futbollistët janë të një kategorie super të lartë. Drejtuesit e klubit madrilen kanë zgjedhur qetësinë në vend të zhurmës së qytetit. Deri në datën 3 qershor, ata do të qëndrojnë në një zonë të izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie. Ndërsa Juventus, ndryshe nga Reali i Madridit ka zgjedhur një hotel luksoz pak km nga qendra e Kardifit.

Sicred