KRYEFAQJA » LAJME » Reagon Vasili: Zgjedhjet në Kavajë, le të udhëheq PS-ja

Reagon Vasili: Zgjedhjet në Kavajë, le të udhëheq PS-ja

Ministri i drejtësisë Petrit Vasili konfirmon se LSI, nuk do të marr pjesë në zgjedhjet në Kavajë dhe garën do ta udhëheq PS-ja. Gjatë një deklarate për median ai tha se kandidati për zgjedhjet në Kavajë duhet ta zgjedhë PS, duke ju referuar Elvis Roshit, i dorëhequr për shkakë të ligjit të dekriminalizimit. “Kjo është një garë që do ta udhëheq PS, që ka zgjedhur edhe kandidatin e parë që u largua për shakë të problemeve me ligjin pëqr dekriminalizimin dhe do ta zgjedhë edhe kandidatin e radhës, sikur bëri më parë. Përsa I përketë LSI, kam të njëjtin qëndrim me Luan Ramën. Garën për zgjedhjet në Kavajë do ta udhëeq partia Socialiste” tha Petrit Vasili. Përvec LSI edhe PD nuk është regjistruar në proçesin e garës zgjedhore në Kavajë, ndërsa pritet zyrtarizimi i kandidatit të së majtës, ditën e shtunë. Vasili tha se “nesër është një ditë e rëndësishme për kualicionin qeverisës, pasi para 4 vite u firmos marrveshja poltike”. Sipas tij më e rëndësishme është data e respektimit të marrëveshjeve me ndershmëri deri në fund, duke thumbuar aleatin qeverisës. “1 prilli është një datë rastësore, kur u arrit një marrëveshje politike që kishtë të bënte për 4 vite. Me rëndësi është që marrveshjet të jenë të ndershme. Duhet ti qëndrojme atyre deri ne fund” tha më tej Ministri i Drejtësisë Vasili.

Sicred