KRYEFAQJA » LAJME » Reagon Basha në facebook pas deklaratave të Kryeministrit për luftën kundër kanabisit

Reagon Basha në facebook pas deklaratave të Kryeministrit për luftën kundër kanabisit

Pas deklaratave të Kryeministrit për luftën kundër kanabisit reagoi Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha përmes një postimi në facebook. Sipas Bashës, heroizimi i Ramës është arrestimi i keqbërësve të vegjël dhe jo i atyre që kanë lidhje me pushtetin.”Koka e kthimit të Shqipërisë në plantacion kanabisi është Sajmir Tahiri, aq sa edhe partnerët e huaj i vunë ultimatumin Ramës për largimin e tij, thekson Basha. Sipas kreut demokrat trafikanti ndoshta më i madh i drogës në Shqipëri është Klement Balili, të cilin Edi Rama e la të lirë edhe pse e kërkonte qeveria e SHBA-ve, sepse po të fliste Balili rrëzohej gjysma e ministrave, nënvizon Basha. Një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në Evropë është vëllai i Fatmir Xhafës, por ata që presin që aksioni i Ramës ta arrestojë atë dhe të lartpërmendurit do të zhgënjehen, thotë Basha, duke paralajmëruar se aksioni i Ramës do të arrestoje disa fshatarë të varfër dhe ca kriminelë të vegjël, ndërsa sipas tij kriminelët e vërtetë do të qeverisin vendin së bashku me Ramën, derisa populli t’i largojë.

Sicred