KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reagojnë zyrtarët e BE-së mbas deklarates së Trump

Reagojnë zyrtarët e BE-së mbas deklarates së Trump

Armiqtë e vërtetë gëzohen kur ti i quan miqtë e tu më të mirë armiqë. Europianët dhe amerikanët janë të lidhur mes tyre nga historia dhe vlerat e përbashkëta. Europianët nuk do të heqin kurrë dorë nga Amerika sepse amerika nuk hoqi kurrë dorë nga ne. Me këtë mesazh në tuiter, zëvendëspresidenti i komisionit europian Frans Timmermans iu përgjigj deklaratës së presidentit amerikan Donald Tramp, i cili, gjatë një intervsite për CBS News, e konsideroi bashkimin Europian si armik të vendit të tij në tregti. – ne kemi shumë armiq, – tha Tramp kur u pyet për armiqtë botërorë të amerikës, – Mendoj se bashkimi Europian është një armik, me atë që na bëjnë në tregti. Ndoshta nuk mund ta mendoni kështu Bashkimin Europian, por ata janë një armik. Rusia është armik në disa aspekte. Kina është një armik në aspektin ekonomik. Por kjo nuk do të thotë se janë të këqinj. Nuk do të thotë asgjë. Do të thotë se janë konkurrues.

Edhe presidenti i Këshilli Europian Donald Tusk i është kundërpërgjigjur deklaratës së zotit Tramp, duke shkruajtur në tuiter se Amerika dhe Bashkimi Europian janë miqtë më të mirë. – Kushdo që thotë se jemi armiq po shpërndan fejk njuz, – tha ai. Tusk ndodhej sot në Pekin, ku mori pjesë në samitin e 20-të BE-Kinë, dhe nga ku nuk la pa dhënë një mesazh për Presidentin Trump, i cili takohet sot me homologun rus në Helsinki. – Europa dhe Kina, Amerika dhe Rusia, sot në Pekin dhe në Helsinki, janë së bashku përgjegjëse për përmirësimin e rendit botëror, dhe jo shkatërrimit të tij. Shpresoj që ky mesazh të arrijë Helsinkin, – shkruajti presidenti i Këshillit Europian në Tuiter.

Sicred