KRYEFAQJA » LAJME » Reagimi i shoqërisë TPD për Rafinerinë e Fierit
Nëpër shifrat e kompanisë strategjike të naftës

Reagimi i shoqërisë TPD për Rafinerinë e Fierit

Për ngjarjen e sotme në Rafinerinë e Naftës në Fier ka reaguar edhe shoqëria Trading Petrol & Drilling . Kjo shoqëri sqaron se ajo nuk ka tashmë asnjë lidhje me pretendimet e punonjësve. Përgjegjësitë dhe detyrimet ndaj punonjësve qëndrojnë me shoqërinë ARMO,- thuhet në deklaratën për shtyp. Trading Petrol & Drilling shton se largimi i shoqërisë ARMO dhe braktisja edhe e këtij aseti prej saj, ka krijuar detyrime të larta ndaj institucioneve të tjera, ndaj punonjësve të vetë Armos siç është rasti në fjalë si edhe ndaj shoqërisë TPD, e cila si investitor i rëndësishëm, jo vetëm nuk ka krijuar detyrime ndaj të tretëve, por ështe duke u përballur me presione dhe gjoba ndëshkuese, krejtësisht të padrejta, nga autoritetet shtetërore.

Sicred