KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reagimi i politikanëve italianë për rrëzimin e urës në Xhenova

Reagimi i politikanëve italianë për rrëzimin e urës në Xhenova

Autostrada për Italinë, konçesionari që ka nën manaxhim urën Morandi që u shemb të martën që lamë pas, duke shkaktuar të paktën 39 viktima, po konsiderohet gjithnjë e më shumë si përgjegjëse për ngjarjen si nga politikanët ashtu edhe nga pjesa tjetër e publikut italian. Qeveria ka kërcënuar se do t’u japë fund kontratave të kqsaj shoqërie si dhe vendosjen e gjobave të rënda ndaj saj. Kritiku më i ashpër ndaj kësaj koncesionari ka qenë zëvendëskryeministri Luixhi Di Majo, i cili ka kërcënuar se ajo do ta vendoset nën kontrollin shtetëror. – Ata që supozohej të kryenin mirëmbajtjen e urës nuk punuan sic duhej. Ajo urë duhej të ishte mbyllur para se të ndodhte kjo tragjedi, -theksoi ai. Deputeti i Lëvizjes së Pesë Yjeve Mikele Sodano, pjesë e koalicionit qeverisës, u shpreh për rrjetin BBC se : “Jemi të gadshëm t’i japim fund kontratës me Autostradat për italinë. Ajo që ne zbuluam për atë koncesionar është se fitimet e tij janë rreth 4 miliardë euro, ndërkohë që për mirëmbajtjen harxhon vetëm 1 miliardë. Fitimet ndahen mes pronarëve, – un shpreh ai. Përvec faktit që koncesionari është kërcënuar se do të jetë subjekt i gjobave të rënda, asaj gjithashtu i është thënë se duhet të kontribuojë në ndërtimin e një ure të re. Ndërkohë, vetëm Autostrada për italianë këmbëngul se ka vepruar sipas kontratës dhe ligjit. Sipas saj, kontrollet ndaj objekteve infrastrukturore ndërmerren cdo tremujor nga ekspertët dhe në rastin e urës Morandi nuk u vu re ndonjë shkak për alarm. Atlantia, shoqëria që kontrollon Autostradat për italinë, një pjesë e aksioneve të të cilave zotërohen nga familja Beneton, ka këmbëngulur se qeverisë do t’i duhet të rimbursojë vlerën e kontratës nëse kjo e fundit revokohet. Kjo shkaktoi zemërimin e zëvendëskryeministrit Di Maio i cili u shpreh se ndërsa trupat e pajetë ishin akoma duke u numëruar, Atlantia po fliste për paratë që do të përfitonte nga kontratat e anulluara. – Kjo është e turpshme, – deklaroi ai. Në vendngjarje qindra forca zjarrëfikëse dhe ekipe të kërkim shpëtimit vijojnë punën duke mos hequr dorë nga shpresa për të gjetur të mbijetuar, megjithëse e pranojnë se ka pak shance për një gjë të tillë. Qindra persona nuk mund të kthehen në shptëitë e tyre, pasi rrezikohet që të shembet edhe një kullë tjetër e urës. Dhe ndoshta disa pallatate do të duhet të shemben për t’i hapur rrugë ndërtimit të një ure të re. Të shtunën do të zhvillohet edhe ceremonia funerale për viktimat dhe është shpallur si ditë zie kombëtare. Kryeministri Xhuzepe Konte ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme për një periudhë dymbëdhjetë mujore në rajonin e Ligurias, pjesë e të cilit është Xhenova, ndërsa ka bërë të ditur se këtij rajoni do t’i akordohen 5 milionë euro shtesë nga fondet qëndrore.

Sicred