KRYEFAQJA » LAJME » Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj Deputetit Salianji
Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj Deputetit Salianji

Reagimi i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë ndaj Deputetit Salianji

Partia Demokratike ka publikuar të tjera dokumenta, në vijimësi të akuzave të hedhura mbi biznesmenin Edmond Bego që sipas tyre vërtetojnë përfitimet e tij nga favore qeveritare. Deputeti demokrat Ervin Salianji tha se Bego ka përfituar leje minerare që mban firmën e Ministrit Damian Gjiknuri. Por Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i cilëson të gjitha akuzat se leja minerare është dhënë pa garë, si të pavërteta dhe të qëllimshme. Duke i bashkangjitur reagimit të saj edhe dokumentat përkatëse, ministria sqaron se të gjitha procedurat janë kryer në transparencë të plotë dhe në zbatim rigoroz të ligjit. Madje reagimi vijon më tej duke sqaruar opinionin publik se “subjekti “Inert Expres” sh.p.k. ka disa vite që ushtron aktivitetin në industrinë minerare. Për dijeninë e deputetit të ri Ervin Salianji, ky subjekt është pajisur në datën 08.09.2009 me leje shfrytëzimi për vendburimin “Kodra e Shulcit” Mamurras, firmosur nga ish-ministri i Partisë Demokratike në atë kohë”, sqarohet në reagim. Sakaq në përfundim Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i bën thirrje Partisë Demokratike që të ndalojë fushatën e spekulimeve të qëllimshme politike por të kërkojë informacion zyrtar pranë institucioneve të shtetit për çdo pretendim.

Sicred