KRYEFAQJA » LAJME » Rama per Kosovën, delegacioni i BE në Tiranë reagon si Brukseli

Rama per Kosovën, delegacioni i BE në Tiranë reagon si Brukseli

Pas deklaratave të Kryeministrit Edi Rama në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosoves për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë, Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka reaguar për Radio Televizionin Shqiptar. Të pyetur nga RTSH, delegacioni ka deklaruar se:  “Ka vetëm një qëndrim të BE-së, qoftë ai i shprehur në Bruksel, në Tiranë apo kudo tjetër. BE-ja i ka mbështetur vazhdimisht parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor. Këshilli Evropian e ka përsëritur mbështetjen e tij pa ekuivok për perspektivën e qartë të rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE. BE-ja do të vazhdojë të punojë me të gjithë partnerët në rajon në mënyrë të dyanshme për udhët e tyre përkatëse evropiane dhe në të njëjtën kohë drejt një kooperimi dhe bashkëpunimi rajonal më të afërt dhe më efektiv. Siç e kanë thënë shumë herë më parë Përfaqësuesja e Lartë / Zëvendës Presidentja Mogherini dhe Komisioneri Hahn, deklaratat që mund të interpretohen si ndërhyrje politike në vendet fqinjë nuk ndihmojnë  për ndërtimin e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë” vlerësohet në deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Europian. “Në vend të kësaj, Bashkimi Evropian pret me një frymë konstruktive që të gjithë në rajon të vazhdojnë të ndërtojnë marrëdhënie konstruktive dhe bashkëpunuese, si dhe të përqendrohen dhe ta intensifikojnë punën për programet e tyre përkatëse të reformave për të ecur përpara në rrugën e integrimit evropian” përfundon deklarata e delegacionit të BE në Tianë ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama në Prishtinë.

Sicred