KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reagimet për sulmin në Siri

Reagimet për sulmin në Siri

Qeveria siriane ka reaguar ashpër ndaj sulmit të Shteteve të Bashkuara, duke e cilësuar një agresion. Televisioni shtetëror sirian raportoi se raketat amerikane ganë goditur një seri objektesh ushtarake, duke shkaktuar dhe viktima. Izraeli nga ana e tij deklaroi mbështetjen ndaj SHBA-se. Nga ana tjetër, Moska zyrtare e konsideroi një veprim të pamatur. Komiteti i Mbrojtjes së Dumës Ruse thotë se sulmi raketor i SHBA kundër Sirisë mund të përkeqësojë marrëdhëniet mide Moskës dhe Uashingtonit, si dhe të çojë në një zgjerim të konfliktit të armatosur në Lindjen e Mesme. Diplomatët rusë e kanë paralajmëruar SHBA-në ,se do të duhet të marrë “të gjitha përgjegjësitë” për “pasojat negative”, nderkohe qe bëri thirrje për një takim të Këshillit të Sigurimit. Ndersa Franca, permes ministrit te jashtem, e mbeshteti sulmin, duke thene se përdorimi i armëve kimike është i tmerrshëm dhe duhet të ndëshkohet, pasi është krim lufte. Edhe Britania mbështet përgjigjen e SHBA-së ndaj “përdorimit barbar të armëve kimike” nga qeveria siriane, tha një zëdhënës i kryeministres Theresa Mej. Polonia dhe Turqia gjithashtu mbeshteten aksionin, duke thene se SHBA eshte garantues I paqes ne bote. Irani nepermjet zedhenesit te ministrise se Jashtme tha se vendi e dënon përdorimin e armëve kimike, por, në të njëjtën kohë, mendon se është e rrezikshme dhe shkelje e ligjeve ndërkombëtarë ta përdorësh këtë si një justifikim për të ndërmarrë aksione. Ky është sulmi i parë direkt i Amerikës ndaj qeverisë siriane në luftën gjashtëvjeçare civile dhe është urdhri i parë më i rëndësishëm ushtarak i Donald Trumpit, që prej se është zgjedhur President. Presidenti tha se “është në interesin jetik kombëtar të SHBA të parandalojnë dhe të frenojnë përhapjen dhe përdorimin e armëve kimike vdekjeprurëse.”

Sicred