KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Reagimet për samitin e Koreve

Reagimet për samitin e Koreve

Mediat Koreano veriore e kanë përshkruar samitin e së premtes mes liderit Kim Jong un dhe presidentit koreano jugor Moon Jae in si një takim historik që i hap rrugë fillimit të një epoke të re. Në një lëvizje të rrallë, televizioni dhe agjencia shtetëroer e lajmeve përshëndetën bisedimet dhe angazhimet e liderëve për të punuar për një denuklearizim të plotë. Samiti mes dy liderëve erdhi pas muajsh retorike lufte nga veriu. Zoti kim u bë dje lideri i parë koreano verior që ka shkelur në territorin e jugut që nga përfundimi i luftës korean e të vitit 1953. Dy burrat e shtetit shtrënguar duart dhe në mënyrë simbolike shkelën edhe në pjesën koreano veriore të vijës së demarkacionit ushtarak. Për vite të tëra, Peniani ka këmbëngulur se nuk do të heqë kurrë dorë nga arsenali i tij bërthamor, për të cilin ka pretenduar se do të mbrojë veten ndaj agresionit amerikan. Edhe përmendja e denuklearizimit në një gazetë publike perceptohet si një risi nga zyrtarët e koresë së jugut. Pajmet e zotit Kim që shtrëngon duart me presidentin Moon, ishin prezente gjithandej në kryeqytetin e jugut, seul këtë të shtunë. Nuk ka më luftë, ishte kryetitulli i një gazete mëngjesin e sotëm, i cili shoqërohej me një foto të madhe të Kim dhe Moon, të cilët shkelnin në vijën e demarkacionit, që ka ndarë dy vendet që nga fundi i luftës.  Për gjenerata të tëra, lufta dhe kërcënimet që shoqërojnë sulmet ushtarake kanë qenë prezente tek banorët e jugut. Vetëm në Seul, ekzistojnë 3 mijë strehime kundër bombardimeve, dhe cdo burrë i moshës nga 18 deri në 35 vjec duhet të shërbejë në ushtri për një periudhë dyvjecare. Vetë koreano jugorët duket se janë të ndarë në mendimet e tyre për samitin e djeshëm. Disa janë shprehur optimistë për të ardhmen, disa e pritën me gëzim faktin se dy liderët ranë dakord për ribashkimin e familjeve të ndara mes dy vendeve. Ndërsa të tjerë janë shprehur jo fort optimist për faktin se Kim do të heqë dorë nga arsenali I tij bërthamorë. Megjithatë, Kina, aleati i Koresë së Veriut dhe SHBA-të mirëpritën rezultatet e bisedimeve. Presidenti Donadl Tramp tha se gjëra të mirë po ndodhin, por u zotua se do të ushtronte presion maksimal mbi vendin komunist, ndërsa po përgatitet për t’u takuar me zotin Kim gjatë javëve të ardhshme. – Nuk do të luajnë me ne, në rregull? – tha ai. Zyrtarët amerikanë akoma po punojnë për vendondodhjen e samitti por Mongolia dhe Singapori duket se janë dy vendet më të mundshme ku mund të ndodhë takimi.

Sicred