KRYEFAQJA » LAJME » Reagimet e Kosovës pas lirimit të shumëpritur të Haradinajt
anita, ramush haradinaj, Reagimet e Kosovës, pas lirimit, të shumëpritur, të Haradinajt

Reagimet e Kosovës pas lirimit të shumëpritur të Haradinajt

Lirimi i Ramush Haradinajt u prit me gëzim jo vetëm nga të pranishmit përpara gjykatës franceze, por edhe në mbarë Kosovën. Presidenti Hashim Thaçi, deklaroi: Edhe një herë u vërtetua se shpifjet e shërbimeve serbe kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë të paqëndrueshme dhe nuk përfillen nga bota demokratike. Lirimin e zotit Haradinaj e përshëndeti edhe qëveria e Kosovës. Duke vlerësuar se fletëarrestet serbe mbi bazën e të cilave është ndaluar z. Haradinaj janë të paligjshme dhe të padrejta, Qeveria e Kosovës konsideron se vendimi i Gjykatës Franceze është konfirmim se e drejta është në anën tonë dhe se fletarrestet serbe ndaj luftëtarëve të UÇK-së janë politike e me synime të ulëta”, thuhet në reagimin e Qeverisë së Kosovës. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e cilësoi vendimin si lehtësues jo vetëm për Ramushin, familjen e partinë e tij, por për gjithë popullin e Kosovës. Ndalimi i tij për 4 muaj, sipas AAK-së, ishte përpjekje e hapur e Serbisë per te destabilizuar Kosovën”. Urime për lirimin nga akuzat e pabaza serbe në drejtim të zotit Haradinaj kanë ardhur edhe nga shumë politikanë e zyrtarë të Kosovës.

Sicred