KRYEFAQJA » LAJME » Reagimet e deputetëve demokratë për Lëvizjen e Patozit

Reagimet e deputetëve demokratë për Lëvizjen e Patozit

Për ish drejtuesit demokratë nuk ka më asnjë kthim pas . Në mungesë të një përgjigje nga Lulzim Basha për platformën e ndryshimeve statutore të Partisë Demokratike , ish deputetë dhe funksionarë të PD-së, nisën lëvizjen për ringritjen e kësaj force politike , përmes një turi me demokratë në mbarë vendin . Por argumenti i tyre se kjo lëvizje i shërben forcimit të PD-së dhe maksimalizimit të votave të së djathtës kundrejt qeverisë aktuale, nuk gjykohet i duhuri për deputet aktual të PD-së dhe jo vetëm. Sipas tyre kjo lëvizje mund të çojë në përçarjen e së djathtës, me përfitues të vetëm, kundërshtarin politik. Edhe pse ende nuk është konfirmuar, nuk përjashtohet mundësia që kjo lëvizje të çojë në krijimin e një force të re politike. Pika e kthesës mund të jetë vetëm lëvizja e pritshme e kreut demokrat Basha, për të bërë bashkë përtej deklaratave, të gjithë demokratët.

Sicred