KRYEFAQJA » LAJME » RAZMA TURISTIKE NË KATËR STINË

RAZMA TURISTIKE NË KATËR STINË

Një vend ku mund të shkrihesh tërësisht me natyrën në të katër stinët është Razma në qarkun e Shkodrës:

Razma ishte edhe ndalesa e rradhës e projektit “Të rizbulojmë malet e Shqipërisë”, që mbështetet nga Ambasada Austriake në vendin tonë në bashkpunim me agjencinë austriake për zhvillim. Ambasadori austriak Jahan Satler, thotë se është turizmi malor ai që tërheq më shumë të huajt drejt Shqipërisë.

“Turizmi është një nga sektorët kryesor për zhvillimin e vendit. Nga ajo çfarë kuptoj 10% e GDP mbërrrin nga sektori i turizmit, ku pjesa më e madhe e të ardhurave sigurohen nga sezoni veror kryesisht nga bregdeti. Por ka edhe një mundësi të madhe për zhvillimin e turizmit malor prandaj ne jemi këtu për të rizbuluar malet e Shqipërisë. Vendi i juaj ka një shans për të zhvilluar edhe më shumë turizmin malor. Pjesa më e madhe e turistëve austriakë gjate vitit të kaluar kanë ardhur për malet dhe jo për detin, sepse ato duan malet dhe Shqipëria ka një potencial të tillë.”

Vitin që shkoi në Razëm u ndërtua pedonalja, ndërsa rehabilitimi i rrugës hyrëse dhe ish kampit të punëtorëve janë projektet më të afërta. Por furnizimi me ujë pa ndërprerje sidomos gjatë verës, është shqetësimi që kërkon zgjidhje të menjëhershme.:

Razma është një ndër pikat turistike më të afërta me qytetin e Shkodrës. Ndodhet në komunën e Shkrelit, në një distancë 43 km larg qytetit, 900 m mbi nivelin e detit dhe ka nje siperfaqe prej 3 680 hektare.

Sicred