KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Takimi i radhës ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, pritet të zhvillohet më 18 korrik, ka konfirmuar kabineti i Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të mërkurën e ardhshme në Bruksel në kuadër të vazhdimit të dialogut politik për normalizimin e marrëdhënieve, bëhet e ditur nga kabineti i Mogherinit. Kjo fazë e dialogut, nga të dyja palët është cilësuar si finale e vendimeve që pritet të merren në këtë proces të gjatë bisedimesh. Në deklaraten e lëshuar nga kabineti i Përfaqësueses së lartë të BE-së, thuhet se në takim do të diskutohet për vazhdimin e procesit që do të çojë drejt marrëveshjes. Bashkimi Evropian pret që të sigurohet nga të dyja palët se do të bashkëpunojnë që procesi të vazhdojë në mënyrë intensive. Takimi i fundit mes presidentëve Thaçi e Vuçiq është zhvilluar po në Bruksel, më 15 qershor. Të dy presidentët kanë paralajmëruar tashmë kompromise e vendime të vështira, por të cilat nuk i kanë trajtuar para opinionit.

Sicred