KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rasti ‘skripal’ Lavrov: Do t’i përgjigjemi britanisë me parimin e reciprocitetit

Rasti ‘skripal’ Lavrov: Do t’i përgjigjemi britanisë me parimin e reciprocitetit

Ministri i jashtëm Rus Sergei Lavrov kërcënoi sot se vendi i tij do t’i kundërpërgjigjej Britanisë së madhe për çdo masë që kjo e fundit do të ndërmerrte ndaj Rusisë, në një kohë që dy vendet janë në mosmarrëveshje mbi helmimin e ish spiunit rus Sergej Skripal në jug të Anglisë. Duke folur pas një takimi me homologun e tij japonez, Taro Kono, zoti Lavrov theksoi se nëse qeveria britanike do të vijonte të merrte masa anti ruse, Rusia do të godiste me parimin e reciprocitetit. Lavrov i kërkoi qeverisë britanike t’i përgjigjej qetësisht sulmit të katër marsit, ndërmarrë ndaj Skripal dhe vajzës së tij, të cilët vijojnë të jenë në gjendje kritike për jetën. Britania thotë se vetëm Rusia ka aftësinë dhe motivin për të qenë pas sulmit, në të cilin u përdor agjenti nervor Noviçok i cili zhvillohej në ish bashkimin sovjetik. Presidenti Rus i ka mohuar këto akuza, duke i quajtur ato si të pakuptimta. Britania reagoi duke përzënë nga territori i saj 23 dipomatë rusë dhe familjet e tyre si dhe duke ndërprerë kontaktet e nivelit të lartë me Rusinë. Ndërkohë, një zëdhënës i kryeministres britanike është shprehur se Londra po merrte në konsideratë masa të tjera. Sergej Skripal, një ish oficer rus, i cili i pati shitur sekrete Britanisë, u zhvendos të jetonte në Britani në vitin 2010, pas një shkëmbimi spiunësh mes dy vendeve. Ai dhe e bija u gjetën pa ndjenja në datën 4 mars.

Sicred