KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Rasti i parë me doping në Pjongçang

Rasti i parë me doping në Pjongçang

Kei Saito ka dalë pozitiv me doping në Olimpiadën e Pjongçangut, duke u bërë rasti i parë në këto Lojëra – tha të martën gjykata e Arbitrazhit të Sportit. Saito, 21 vjeç, dështoi në një test të bërë jashtë gare, – thuhej në deklaratën e autoritetit anti-doping – duke shtuar se ai doli pozitiv pasi kishte përdorur acetalozamid, që konsiderohet një substancë e ndaluar. Ai përdorej si maskim për të mbuluar substancat e tjera të fuqishme që përdornin atletët për përmirësimin e performancës. Deklarata CAS tha se Saito kishte lënë vullnetarisht fshatin olimpik të atletëve dhe do të pezullohej përkohësisht nga Olimpiada e nga të gjitha garat e tjera në pritje të një hetimi të plotë. Sato është një student i anatomisë, me përfaqësuesen e Japonisë ishte konkurrent në garën e patinazhit të shpejtësisë, programin e shkurtër. Rasti i Saitos është i pari përsa i përket dopingut në Olimpiadë Dimërore. Kjo gjë ka shqetësuar gjithë autoritetet japoneze, shteti i të cilëve do të organizojë Lojërave Olimpike Verore në vitin 2020. “Do të luftoj për të provuar pafajësinë time sepse nuk mbaj mend të kem përdorur këtë substancë ndaj pozitiviteti në doping më duket i pakuptueshëm”, tha Saito në një deklaratë. Ndërsa kreu i delegacionit olimpik japonez në Pjongçang, Yasuo Saito, tha se patinatorja është rasti i parë japonez që del pozitiv për doping në Lojërat Olimpike Dimërore. Saito ka mbërritur në Pjongçang në 4 shkurt. E në orën 2:00 të mëngjesit i janë marrë dy mostra nga testuesit e dopingut. “Të dy mostrat dolën pozitive”, tha kreu i delegacionit, i cili është gjithashtu zëvendës-president i Komitetit Olimpik të Japonisë.

Sicred