KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti japonez për Korenë e Veriut

Raporti japonez për Korenë e Veriut

Korea e Veriut vazhdon të përbëjë një kërcënim serioz, bëri sot të ditur ministria e mbrojtjes japoneze në raportin e saj vjetor, i pari që pas uljes së tensioneve në gadishullin korean. Raporti I vitit 2018 gjithashtu vuri në dukje ngritjen e Kinës si një fuqi ushtarake, duke theksuar se Pekini po shkaktonte shqetësime të theksuara për sigurinë në rajon dhe komunitetin ndërkombëtar, përfshi edhe japoninë. Megjithëse raporti i këtij viti u publikua pas reduktimit të tensioneve në gadishullin korean, të cilat kulmuan me samitin historik të presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të vendit komunist, Kim Jong Un, Tokio insistoi sot se nuk ka ndryshime në perceptimin e tij përsa i përket kërcënimit të armëve bërthamore dhe raketave të Koresë së Veriut. Peniani vijon të paraqesë një kërcënim të paprecendetë serioz për sigurinë e Japonisë dhe të dëmtojë në mënyrë domethënse paqen dhe sigurinë e rajonit si dhe komunitetin ndërkombëar. Në dokument, ministri japonez i mbrojtjes pranon se Korea e Veriut ka filluar dialogun me ish-armiq të saj, si SHBAtë dhe Korea e Jugut. – Por ne nuk mund ta anashkalojmë faktin se akoma dhe sot, ai vend posedon dhe dislokon qindra raketa që e kanë vendosur gati të gjithë japoninë nën rrezen e tyre të veprimit, – shprehet ministri i mbrotjjes së Japonisë.

Sicred