KRYEFAQJA » LAJME » Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Zguri: Dashamirës, frymëzues, udhërrëfyes!
Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Zguri: Dashamirës, frymëzues, udhërrëfyes!

Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet, Zguri: Dashamirës, frymëzues, udhërrëfyes!

Kryetarit i KQZ-së Klement Zguri e konsideroi dashamirës dhe frymëzues vlerësimin e raportit të OSBE-ODIHR për KQZ-së mbi zgjedhjet e të përgjithshme të 25 qershorit 2017. Deklaratën e tij zoti Zguri e bëri pas publikimit të raportit përfundimtar të Misionit Vëzhgues të OSBE/ODIHR-it të enjten pas dite. Sipas zotit Zguri, KQZ-ja ndjehet e respektuar për këtë vlerësim. Raporti formon një themel të shëndoshë për të ecur me sukses përpara, tha ai. Sipas zotit Zguri “Raporti nuk është “buqetë me lule” për asnjë nga aktorët e zgjedhjeve në Shqipëri. “Për të gjithë, përfshirë KQZ-në, ai është mjet pune, është udhërrëfyes.Ndaj pjesa më e rëndësishme e tij ngelen gjithmonë vërejtjet, kritikat dhe rekomandimet” u shpreh zoti Zguri.
Kreu i KQZ, tha se institucioni i tij do t’i marrë seriozisht rekomandimet e OSBE – ODIHR si çështje prioritare të agjendës së vet për të analizuar problematikën e hasur gjatë procesit zgjedhor dhe për të hartuar një paketë me propozime për zgjidhjen sa më efikase të tyre.

Sicred