KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Raporti i OKB-së për refugjatët

Raporti i OKB-së për refugjatët

Tre vite pasi pamjet e trupit të pajetë të Ailan Kurdit, të voglit nga Siria që u gjet në një plazh turk, tronditën botën, një raport i publikuar sot nga Agjencia e OKB-së për refujgjatët vë në dukje faktin se udhëtimi përmes Mesdheut për në Europë është bërë akoma më vdekjeprurës. Raporti me titull Udhëtime të Dëshpëruara tregon se më shumë se 1600 persona kanë vdekur ose janë zhdukur në përpjekje për të arritur tokat Europiane. E ndërsa numri i plotë i njerëzve që kanë prekur territorin europian ka shënuar rënie, numri i vdekjeve të migratëve, vecanërisht atyre që udhëtojnë përmes Mesdheut, ka shënuar një rritje të ndjeshme. Në mesdheun qendror, për cdo tetëmbëdhjetë persona që kaluan Mesdheun për në Europë nga janari në korrik të 2018-ës, një ka humbur jetën ose është zhdukur, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, vetëm një person në dyzetëedy persona ka humbur jetën. Europa duhet t’u mundësojë refugjatëve mundësi dhe rrugë të sigurta dhe të ligjshme, mes të cilave rritjen e numrit të vendeve për rivendosjen e tyre si dhe heqjen e pengesave për bashkimet familjare, thuhet në raport. Raporti gjithashtu e vë theksin tek rreziqet me të cilat refugjatët përballen edhe kur përshkuajnë rrugë tokësore ose kur lëvizin brenda Europës, ndërsa u bën thirrje shteteave anëtare të bllokut që të mundësojnë akses të shpejtë në procedurat e azilit për personat që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare. Raporti gjithashtu u kërkon shteteeve anëtare të fuqizojnë mekanizmat në mbrojtje të fëmijëve që udhëtojnë vetëm dhe kërkojnë azil.

Sicred